Misioni
Qendra Levizja rinore per Demokraci LRD është një organizatë joqeveritare, jopolitike, jofetare dhe jofitimprurëse. Misioni i Qendres eshte Kontribut i përbashkët në mbështetjen e ndryshimeve të jetës shoqërore e publike të zhvillimit dhe progresit demokratik e të jetës të komunitetit
Anëtarë të saj janë mesues, sociologë, aktiviste te te drejtave te njeriut si edhe dhe të rinj. Gjithashtu, Bordi I LRD eshte i perbere nga personalitete dhe aktivistë të të drejtave të rinjve ne Puke e me gjere.
Objektivat e Qendres jane:
- Bërja e njohur dhe përkrahja e principeve, ideve dhe përparësive të pjesmarrjes qytetare në jetën e vendit
- Të aftësojë shoqërinë për të arritur barazinë
- Të përmirësojë nivelin edukativ të të rinjve
- Inkurajimi i lëvizjeve qytetare dhe iniciativave për ndërgjegjësimin e komunitetit në lidhje me përmirësimin e politikave lokale dhe qendrore të: qeverisjes, çështjeve të mjedisit, të shëndetit të njeriut, të rinisë, gruas, grupeve në nevojë, kulturës, shkencës
- Krijimi i një forumi për diskutimin e plotë të të gjitha subjekteve me interes publik;
- Të ndërgjegjësojë dhe aftësojë qytetarët për të mbrojtur shëndetin e tyre duke parandaluar sëmundje të ndryshme të rrezikshme; si edhe tu vijë në ndihmë personave me aftësi të kufizuar dhe/ose atyre që vuajnë nga sëmundje/patologji të ndryshme duke lehtësuar kushtet e tyre për jetëse më të mirë dhe për një jetë sociale më cilësore
- Të mbrojë dhe promovojë të drejtat e grupeve të komunitetit në nevojë: grave, fëmijëve dhe të rinjve etj
- Të ndihmojë grupet në nevojë nëpërmjet sigurimit të kushteve dhe shërbimeve të nevojshme për një jetesë të mirë;
- Të promovoje pjesëmarrjen e të rinjve në vendimarrje nëpërmje të mbështetjes që do t’i japë te rinjve duke afruar dhe asistencë teknike, mbështetje administrative dhe institucionale.
- Tu sigurojë, burime dhe mbështetje të mjaftueshme të rinjve shqiptarë dhe për të ndërtuar vetë të ardhmen e tyre dhe për të fuqizuar shoqërinë ku jetojnë.
- Të ndihmojë dhe asistojë departamentet dhe institucionet shtetërore, në përmbushjen e qëllimeve të tyre publike që kanë të bëjnë me rininë, gruan, grupet në nevojë, mjedisin, shëndetin, kulturën, shkencën.
- Trajnimi i politikanëve, grave, të rinjve, për t’i ndërgjegjësuar dhe edukuar për rolin e rëndësishëm të komunitetit brenda një shteti dhe për të nxitur tek ta ndjenjën e qytetarisë aktive.
- Inkurajimi për t’i shërbyer komunitetit pa shpërblime vetiake nga njerëz të motivuar nga dëshira për të shërbyer si dhe inkurajimi i kompetencës dhe i praktikimit të parimeve morale të dalluar në tregti, industri, profesione të lira, shërbimet publike dhe ndërmarrjet private.
- Të ndihmojë dhe asistojë organizatat jofitimprurëse, në përmbushjen e qëllimeve të tyre publike, të cilat kanë të bëjnë me gruan, rininë, grupet në nevojë, mjedisin, kulturën, shëndetin, etj.